S’ka më patentë shoferë ilegalë, Elshani: Qytetarët kanë marr mesazhin për ndërrimin e tyre, nuk kemi has asnjë rast

Të premten ka përfunduar afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës. Deri në statistikat e fundit të së premtes  numri i qytetarëve që ka konvertuar patentë shoferët është 6.509, shkruan lajmi.net. Në një përgjigje për lajmi.net zëvendësdrejtori i…

Lajme

26/08/2024 16:13

Të premten ka përfunduar afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.

Deri në statistikat e fundit të së premtes  numri i qytetarëve që ka konvertuar patentë shoferët është 6.509, shkruan lajmi.net.

Në një përgjigje për lajmi.net zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se qytetarët kanë marrë mesazhin, duke e respektuar vendimin për ndërrimin e patentë shoferëve.

Tutje ai theksojë që deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë person që ka prezantuar para zyrtarëve policorë patentë shoferë ilegal.

“Nga e premtja ora 16:00 e tutje çështja e patentë t shoferëve është një proces policorë, dhe është në kompetencë të policisë me zbutu ligjin për kundërvajtje. Ne konsiderojmë që qytetarët kanë marr mesazhin janë duke e respektuar vendimin. Nëse një person ka patentë shofer ilegal tek ne konsiderohet që nuk ka fare patentë shofer. Kurse edhe gjobat vajojnë njëjtë sikur se për persona që s kanë patentë shoferë. Deri më tani nuk kemi has në persona që kanë prezantuar patentë shoferë ilegal, por edhe tani, edhe në të ardhmen normalisht do të veprojë ligji”.