S’ka më Botëror në Brazil
Ronaldo insiston se FIFA është traumatizuar nga Brazili dhe është i bindur se nuk do t’ia japë më këtij vendi të drejtën e organizimit të Botërorit.

Sport
Legjenda braziliane, Ronaldo është i bindur se Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) nuk do t’ia japë më Brazilit të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror.
“Ajo që do ta shohim shumë së shpejti do të jetë Botërori i fundit që do të mbahet në Brazil, nuk do të ketë tjetër”, ka thënë fillimisht legjenda braziliane, i cili është anëtar i komitetit organizator lokal.
“FIFA ka mbetur shumë e traumatizuar, pas ngjarjeve që po ndodhin në vendin tonë”, vazhdoi ish futbollisti i PSV-së, Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit.
Fenomeni i sheh valide protestat në qytete të ndryshme nga popullata, por përsërit se është e drejtë të ndalen me forcë aksionet vandale.