S’ka liberalizim të vizave as në vitin 2015

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets ka shuar shpresat e kosovarëve se gjatë vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.

Lajme

03/11/2014 19:29

Sipas ambasadores Viets, misioni i ardhshëm vlerësues i BE-së, në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, pritet ta vizitojë Kosovën në pranverë të vitit 2015, andaj nuk pritet liberalizim i vizave për kosovarët gjatë vitit 2015.

“Ne nuk presim liberalizimin e vizave për kosovarët gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Viets në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Ambasadorja gjermane ka pohuar se është kryesisht në duart e autoriteteve të Kosovës, si Qeverisë ashtu edhe Parlamentit, që të përmbushen kërkesat e mbetura, të përcaktuara në itinerarin për liberalizimin e vizave. /Zëri/