S’ka liberalizim të vizave as në 2014

Ulrike Lunacek thotë se liberalizimi i vizave nuk do të bëhet këtë vit. Ajo shpreson se kjo do të ndodh brenda dy apo tri vitesh.

Lajme

21/01/2014 12:04

Qytetarët e Kosovës as në vitin 2014 nuk do ta kenë mundësinë të lëvizin pa viza.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodh këtë vit.

Lunacek thotë se këtë gjë nuk e di as Komisioni Europian, por sipas saj, kjo mund të ndodh në dy apo tri vitet e ardhshme.

“Nuk jap data, sepse nuk e di, as Komisioni Evropian nuk e di. Nuk do të bëhet në këtë vit, kjo mund të ndodhë pas një, dy apo tri vitesh, nuk e di se kur”.

“Shpresoj që do të bëhet brenda dy apo tri vitesh”.

Lunacek ka folur edhe për ulëset e rezervuara, e cila ka thënë se për këtë gjë duhet të vendosin institucionet e Kosovës e jo ndërkombëtarët.