Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

S’ka kuorum, nuk kalojnë marrëveshjet financiare ndërkombëtare

10:57 | 9 Korrik 2020

Pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare sërish nuk kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk ka pasur kuorum.

75 deputetë kanë votuar pro pesë marrëveshjeve ndërkombëtare financiare, mirëpo këto vota nuk kanë qenë të mjaftueshme për miratimin e këtyre marrëveshje.

Edhe pse kryetarja e Kuvendi, Vjosa Osmani në fillim të seancës tha se në sall janë 83 deputetë, në votim kanë qenë vetëm 75 deputetë.

Siç duhet, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen 80 vota të deputeteve të Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se këto marrëveshje do të shtyhen për seancën  e radhës.

Në rend dite ishin këto marrëveshje:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”. /Lajmi.net/