S’ka Juventus në FIFA 20

Tifozët e Juventusit do të zhgënjehen kur në përdorim të dalë FIFA 20 pasi do mësojnë se gjigandët e Serie A nuk do të shfaqen në versionin më të fundit të lojës shumë milionëshe.

Sport

17/07/2019 11:57

‘Bardhezinjët’ do të riemërohen me emrin “Piemonte Calcio” në FIFA 20 por do të shfaqë lojtarët si Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Alex Sandro në mënyrë imagjinare.

Emblema e klubit, stadiumi dhe fanellat do të dizajnohen nga departamenti kreativ i EA Sports, transmeton lajmi.net.

Juventusi konfirmoi marrëveshjen e tyre të partneritetit me Konaminë (krijuesit e lojës Pro Evolution Soccer) dhe kjo e sheh PES-in të ketë përdorimin ekskluziv së klubit italian: emri i ekipit,  stadiumi dhe fanellat.

Ekipi i zhvillimit të Konamit gjithashtu do t’u jep qasje në thellësi vetë lojtarëve, nëpërmjet skanimit të plotë të trupit 3D. /Lajmi.net/