S’ka fitues në derbin Inter – Roma

Inter dhe Roma kanë luajtur barazim 0-0 në derbin e xhiros së 15-të në Serie A

Sport

06/12/2019 22:43

Ndeshja e zhvilluar në ‘San Siro’, solli shumë emocione, lojë të hapur, raste të krijuara, por jo edhe fitues.

Inter kishte më shumë nga loja, por nuk arriti të kalonte asnjëherë Miranten, porterin e Romës që kishte ditën e tij.

Rastet nuk munguan edhe për Romën.

Inter pas 15 ndeshjeve numëron 38 pikë dhe mban pozitën e parë, por që mund ta humb nëse Juventus mposht Lazion në udhëtim ditën e shtune./Lajmi.net/