S’ka Europë pa Ballkanin Perëndimor
Stipe Mesic konsideron që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë aleatë dhe jo rivalë në rrugën europiane.

Lajme
Stipe Mesic, ish President i Kroacisë, ka deklaruar se procesi i bashkimit të Europës nuk mund të jetë i përfunduar nëse nuk përfshinë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Bashkimi i Europës nuk është vetëm dëshira jonë, por edhe e ardhmja jonë”, ka thënë Mesic në takimin “Me bashkëpunim deri te përparimi”, i cili po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Ai ka pohuar se në çdo aspekt tepër shumë është investuar në projektin e bashkimit të Europës, në mënyrë që ai tani të vihet në pikëpyetje, raportojnë mediat malazeze.
“Ndalja e zgjerimit të BE’së do të vinte në pikëpyetje krejt projektin dhe konceptin e tij”, ka thënë Mesic.
Ai konsideron që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë aleatë dhe jo rivalë në rrugën europiane.
“A jemi rivalë, kundërshtarë apo aleatë? Përgjigja ime është e qartë – ne jemi dhe duhet gjithsesi të jemi aleatë”.
(Kosovapress)