S’ka epidemi të fruthit, në Kosovë janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile.

Lajme

08/12/2019 10:17

Instituti po ashtu ka bërë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.

“Pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës është shënuar epidemi e fruthit. Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit. Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve. Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë”, thuhet në apelin e institutit. /Lajmi.net/