S’jam kandidat për Kryetar të LDK’së

Emri i Haki Demolli është përmendur si kandidat i mundshëm konsensual për kryetar të LDK’së, pas përplasjeve që po ndodhin në këtë parti mes përkrahësve të Isa Mustafës e Fatmir Sejdiut. Por, Demolli thotë se nuk do të jetë kandidatë për Kryetar të LDK'së.

Lajme

02/02/2014 09:08

Ish Ministri i Drejtësisë dhe deputeti Haki Demolli konfirmon se nuk do të jetë kandidat për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Emri i tij është përmendur në media si kandidat i mundshëm konsensual për kryetar të LDK’së, pas përplasjeve që po ndodhin në këtë parti mes përkrahësve të kryetarit aktual, Isa Mustafa, dhe ish Kryetarit, Fatmir Sejdiu.

Por, vetë deputeti Demolli ka mohuar për ‘Botapress” mundësinë që ai të jetë Kandidat për Kryetar të LDK’së.

“LDK’ja më këtë Kryesi dhe më këtë udhëheqje, me këtë frymë të punës së vet do të dalë shumë e fuqishme dhe do të jetë fituese e garës së vitit 2014”.

“Për mua është me rëndësi që LDK’ja të tejkalojë plasaritjet eventuale që mund të paraqiten në fazat e zhvillimit të partive politike, që të jetë sa më e fortë në zgjedhjet që do të mbahen gjatë këtij viti dhe që LDK do të dalë e para dhe kështu do ta përmbysë këtë koalicion qeverisës që është përcjellë me një varg aferash, me një varg shkeljesh e parregullsish për të cilat ka qenë e përfolur edhe çështja e krimit, korrupsionit dhe forma të tjera kriminale”.

A beson ai në lidershipin e Isa Mustafës?

“Po gjithsesi besoj se LDK-ja në këtë frymë të punës së vet do të dalë shumë e fuqishme dhe do të jetë fituese e garës së vitit 2014”.

“Me këtë Kryesi, me këtë udhëheqësi, LDK do të dalë e para”.