Sivjet më pak viktima të trafikimit me qenie njerëzore

Numri i viktimave të trafikimit me qenie njerëzore po shënon rënie nga viti në vit.

Lajme

31/05/2016 14:41

Gjatë vitit 2015 janë shënuar 30 raste të trafikimit me qenie njerëzore, por numri i viktimave është në rënie thanë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë raportimit në mbledhjen e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq tha se Kosova nuk është destinacion i këtyre viktimave, ndërsa sipas tij fëmijët dhe vajzat e reja janë viktima të trafikimit.

Ndërsa, për numrin e madh të lypësve ai tha se s’mund të dëshmohet se ka elemente të trafikimit. Në këtë pikë përgjigje kërkuan edhe anëtarët e Komisionit për Siguri, duke kërkuar llogari se si po veprohet me këto raste.

Zëvendësministri i Brendshëm tha se këta lypës largohen nga Policia prej Kosovës në Shqipëri por të njëjtit kthehen sërish në Kosovë./kp