‘Situata po rëndohet çdo ditë në Pejë, institucionet shëndetësore të mbingarkuara me pacientë me COVID-19’

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se në këtë qytet situata është vështirësuar.

Lajme

03/08/2020 23:45

Për shkak të numrit të madh të pacientëve me koronavirsu, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, ka njoftuar se në këtë komunë sistemet shëndetësore janë mbingarkuar me pacientë të infektuar me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, kjo drejtori ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e martë do të jetë i hapur aneksi i QMF-5 Fidanishte vetëm për aplikim terapisë të përshkruar nga reparti infektiv dhe i pulmologjisë i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë për pacientët e infektuar.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetar,

Situata ne qytetin tonë po bëhet çdo ditë e më e rënd duke u rritur maksimalisht numri i të infektuarve me Covid 19.

Institucionet shëndetësore në Pejê në të dy sistemet (primar dhe sekondar) janë te mbingarkuara me pacient të infektuar me Covid 19 dhe të dyshuar në bazë të simptomatologjisë.

Duke u nisur nga situata e rëndë nga dita e nesërme me orar 07:00-24:00 do të jetë i hapur aneksi i QMF-5 Fidanishte vetëm për aplikim terapisë të përshkruar nga reparti infektiv dhe i pulmologjisë i Spitalit të Pergjithshem në Pejë për pacientët e infektuar.

Këtë vendim a marrim për të lehtësuar punën e këtyre dy reparteve mjekësore si dhe për tu gjendur sa më afër pacientëve në nevojë në këto ditë kritike që po kalojmë. /Lajmi.net/