Situata në futbollin evropian – cilat liga janë anuluar, cilat vazhdojnë dhe kur?

Qeveria në Francë të martën ka vendosur që Ligue 1 dhe Ligue 1 të përfundojnë sezonet para kohe.

Sport

30/04/2020 10:47

Francezët kanë ndaluar të gjitha aktivitetet sportive deri në shtator, që e bëri të pamundur përfundimin e sezonit 2019/2020 në futboll.

Vendet tjera, shumë shpejtë pritet të marrin të njëjtat vendime, edhe pse janë duke pritur deri në momentet e fundit nëse do të gjejnë ndonjë mundësi për vazhdimin e këtij sezoni.

UEFA u ka kërkuar vendeve anëtare që deri më 25 maj t’i dërgojnë planin se si e kanë ndërmend të përfundojnë këtë sezon.

Si është situata në disa nga ligat kryesore të futbollit, dhe kur pritet vazhdimi i tyre:

Kosovë

Ndeshjet e mbetura: 11

Data e mundshme për të vazhduar: Fillimi i qershorit

Gjermani

Ndeshjet e mbetura: 9

Data e mundshme për të vazhduar: 9 maj

Angli

Ndeshjet e mbetura: 9

Data e mundshme për të vazhduar: 8 qershor

Spanjë

Ndeshjet e mbetura: 11

Data e mundshme për të vazhduar: 5 qershor ose 12 qershor

Itali:

Ndeshjet e mbetura: 12

Data e mundshme për të vazhduar: E pacaktuar

Francë

Ndeshjet e mbetura: 10

Data e mundshme për të vazhduar: Nuk do të vazhdohet

Holandë

Ndeshjet e mbetura: 8

Data e mundshme për të vazhduar: Është anuluar

Belgjikë

Ndeshjet e mbetura: 10

Data e mundshme për të vazhduar: Pritet konfirmimi i anulimit të sezonit

Portugali

Ndeshjet e mbetura: 10

Data e mundshme për të vazhduar: 30 maj

/Lajmi.net/