Situata me COVID-19 në Kosovë: 616 viktima dhe mbi 13 mijë të shëruar që nga fillimi i pandemisë

Që nga marsi e deri më  tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 379 raste me koronavirus.

Lajme

28/09/2020 08:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në vendin tonë janë 15 mijë e 379 persona të infektuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, që nga muaji mars në vendin tonë nga ky virus kanë ndërruar jetë 616 persona.

Mirëpo, bazuar në statistikat e IKSHPK-së, janë gjithsej 13 mijë e 64 persona të cilët kanë arritur të shërohen nga ky virus.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 699 raste aktive me koronavirus. /Lajmi.net/