Situata e tensionuar – shtyhet ndeshja Bayern Munich-CSKA Moscow

Përballja mes Bayern Munichut dhe CSKA Moscow në basketboll është shtyrë shkaku që Rusia vazhdon të mundohet të pushtojë Ukrainën.

Sport

24/02/2022 18:39

“EuroLeague” ka vendosur që ndeshja të mos zhvillohet, derisa presidenti i “Bavarezzëve”, Herbert Hainer e vlerësoi si vendim i duhur, transmeton lajmi.net.

“FC Bayern mirëpret vendimin e EuroLigës. FC Bayern dënon sulmin rus ndaj Ukrainës. Do të doja të falënderoja drejtorin e EuroLeague, Jordi Bertomeu për një shkëmbim intensiv dhe konstruktiv në këtë ditë shumë të trishtuar”, shkroi Bayern në komunikatë.

Përpos kësaj, edhe ndeshjet e tjera si të Baskonia Vitoria ndaj Kanaz dhe të Barcelonës në St.Petersburg u shtynë./Lajmi.net/