Sissoko nokauton gjyqtarin
Shumica e futbollistëve kohë pas kohë mund të mendojnë se kanë arsye për ta goditur gjyqtarin. Dhe, pikërisht këtë e bëri Moussa Sissoko në ndeshjen mes Newcastle Unitedit dhe Southamptonit të shtunën. Mesfushori i Newcastles aksidentalisht qëlloi gjyqtarin Mike Jones gjatë barazimit 1:1 me Southamptonin duke e lënë atë të rrëzuar në tokë. Incidenti ndodhi…

Sport
Shumica e futbollistëve kohë pas kohë mund të mendojnë se kanë arsye për ta goditur gjyqtarin.
Dhe, pikërisht këtë e bëri Moussa Sissoko në ndeshjen mes Newcastle Unitedit dhe Southamptonit të shtunën.
Mesfushori i Newcastles aksidentalisht qëlloi gjyqtarin Mike Jones gjatë barazimit 1:1 me Southamptonin duke e lënë atë të rrëzuar në tokë.
Incidenti ndodhi në çastet e fundit të takimit ku të dyja skuadrat luftonin për të arritur deri tek fitorja.
Derisa mbrojtësi i Southamptonit, Paulo Gazzaniga ishte në tokë, Sissoko mori në thua në këmbën e tij dhe ngriti dorën lart duke e qëlluar në fytyrë Jonesin i cili e humbi balancën dhe u rrëzua në tokë. Oops.