Sissi betohet si president i Egjiptit

13:08 | 8 Qershor 2014

Ish-shefi i ushtrisë së Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi, është betuar në postin e presidentit të këtij vendi.

Ceremonia e inaugurimit është bërë në Gjykatën Kushtetuese dhe është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. 

Sissi ka fituar zgjedhjet e muajit të kaluar me afro 97 për qind të votave, kundrejt rivalit të tij, liderit majtist, Hamdeen Sabbahi. 

Zgjedhjet janë zhvilluar afro një vit pasi Sissi ka udhëhequr grushtshtetin kundër presidentit islamik, Muhammad Morsi.