S’ishte hakmarrje ndaj Spanjës

Arjen Robben insiston se fitorja 5:1 nuk ishte hakmarrje ndaj Spanjës, për finalen e humbur në Botërorin 2010. Mesfushori holandez po e shijon këtë fitore, por thotë se asgjë nuk ka marrë fund. 

Sport

14/06/2014 14:07

Arjen Robben e ka shijuar në maksimum fitoren e Holandës ndaj Spanjës me rezultat 5:1, në kuadër të Grupit B të Botërorit.

Njëjtë si Van Persie, edhe ai realizoi dy gola. “Jemi të lumtur. Jam mjaft krenar për ekipin, është një skuadër e re”, deklaroi futbollisti i Bayern Munichut për SporTV në Brazil. 

“Është vetëm një ndeshje e fazës së grupeve, nuk është hakmarrje. Nuk e kemi fituar Kupën, nuk është viti 2010. Duhet ta mbajmë kokën në vendin e duhur”, vazhdoi ai.

“Ne duhet ta ruajmë avantazhin e kësaj fitoreje. Ndoshta do na japë një shtytje dhe besim, por është vetëm fillimi. Do të ushtrojmë dhe punojmë fort. Do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme ndaj Australisë, kjo është ajo që mund ta bëjmë”, përfundoi Robben.