Siria pranon propozimin rus
Qeveria Siriane ka pranuar propozimin e Rusisë që t’i fusë armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar në mënyrë që t’i shmangë sulmet e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, citon Interfax të ketë thënë Ministri i Jashtëm i Sirisë të martën. “Kemi zhvilluar një raund bisedimesh shumë të frytshme me Ministrin e Jashtëm (rus) Sergei…
Bota
Qeveria Siriane ka pranuar propozimin e Rusisë që t’i fusë armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar në mënyrë që t’i shmangë sulmet e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, citon Interfax të ketë thënë Ministri i Jashtëm i Sirisë të martën.
“Kemi zhvilluar një raund bisedimesh shumë të frytshme me Ministrin e Jashtëm (rus) Sergei Lavror dje, dhe ai propozoi një nismë që lidhet me armët kimike. Dhe në mbrëmje ne u pajtuam për nismën” citohet t’i ketë Ministri Walid al-Moualem Kryetarit të Dhomës së Ulët të Parlamentit në Moskë.
Ai tha se Siria ka pranuar këtë gjë sepse kjo do t’i “heqë arsyet për agresionin amerikan”, thuhet në raport.