Siria dhe shembulli i Kosovës
Barack Obama thotë se intervenimi në Kosovë nuk ishte popullor, por ishte i drejtë. Presidenti i SHBA'së rikujtoi këtë ngjarje dhe ftoi Kongresin Amerikan për ta mbështetur aksionin në Siri.
Bota
Barack Obama ka rikujtuar rastin e Kosovës, derisa ka ftuar Kongresin Amerikan që ta mbështesë intervenimin në Siri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se intervenimi në Kosovë ose bombardimi i Serbisë nuk ka qenë shumë i popullarizuar, por ka qenë një vendim i drejtë.
“Një aksion i tillë nuk ka qenë i popullarizuar në mesin e amerikanëve, por është treguar si vendim i drejtë.”
“Intervenimi në Kosovë ishte jopupollor, por mendoj se në fund ishte e drejtë ajo që ndodhi. Bashkësia ndërkombëtare mund të jetë e kënaqur që ka marrë pjesë në të.”
Obama ka thënë se SHBA ka paraqitur një “realitet të fuqishëm” që Qeveria e Sirisë ishte përgjegjëse për përdorimin e armëve kimike në një sulm të muajit të kaluar në periferi i kryeqytetit Damask.