Siri, vritet një 24-vjeçar shqiptar nga Maqedonia

Një i ri shqiptar nga Maqedonia është vrarë në Siri, në rrethana ende të paqarta.

 

Lajme

28/01/2015 20:32

Mediat maqedonase shkruajnë se ai është vrarë në luftën për xhihad, por ende nuk dihet se përkrah kujt grupi luftonte dhe në çfarë date ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Sadik Xhemaili, 24 vjeç, nga fshati Zdunje i Gostivarit.

I riu mësohet se ka shkuar në Siri në muajin shtator të vitit 2014 duke kaluar nëpërmjet pikës kufitare në Qafë Thanë.