Siri: Nga një shpërthim është vrarë një ushtar amerikan

Një pjesëtar i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka vdekur pasi ishte plagosur nga një eksplodim në pjesën veriore të Sirisë, ka njoftuar mbrëmë Komanda qendrore amerikane.

Bota

25/11/2016 09:43

Ky pjesëtar ishte plagosur nga eksplodimi në afërsi të vendit, Ayn Issa, ka thënë gjeneral-lejtënant, Stephen Townsend, komanand i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Në kumtesën e Komandës qendrore të Shteteve të Bashkuara theksohet se informacione të mëtejshme do të publikohen “sipas nevojës”.(rel)