Sipas Kaka, efekti i Messi po e mban Ronaldon në top formë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo po vazhdojnë edhe këtë sezon me formën e jashtëzakonshme.

Sport

17/03/2019 12:14

Ronaldo, në moshën 34 vjeçare shënoi një het trik fenomenal kundër Atletico Madrid, për të kualifikuar në çerekfinale skuadrën e Juventus.

Por, cili është motivi që po e shtynë portugezin për të treguar këto paraqitje në fazën e fundit të karrierës së tij?

Një përgjigje për këtë pyetje interesante ka ish shoku i skuadrës tek Real Madrid, Leite Kaka.

“Nuk befasohem me atë që është, më befason për faktin se është akoma në këto nivele” ka thënë Kaka, transmeton lajmi.net.

“Besoj se është gjithashtu efekti i Lionel Messi, sfida e pafund, dëshira për të tejkaluar vetën. Në moshën 34 vjeçare pas shumë sukseseve, Cristiano akoma gjen motivin” ka thënë tutje braziliani.

Në statistikat individuale, Leo Messi qëndron diçka më mirë se Ronaldo këtë edicion, por portugezi u tregua vendimtar në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/