Sipas Haradinajt, tri mandate janë tepër në demokraci

Zbatimi i Drejtimit të ri kërkon energji rinore th lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para të rinjve rahovecas në parkun Toni e Mici. Gjatë këtij takimi ai përmendi edhe punën e liderëve të PDK-së dhe LDK-së, por nuk kishte fjalë të mira për ta.

Lajme

25/05/2014 18:21

Kreu i AAK-së tha se Thaçi e kërkon edhe një mandat. “Edhe po të kish qeverisë mirë, mandati i tretë zakonisht nuk preferohet në demokraci, për shkak se shkakton dëmtim të kualiteteve institucionale e qeverisëse dhe të mundësive zhvillimore, por nuk ka qeverisë mirë. Një subjekt tjetër që ka udhëheqë me Prishtinën po thotë ‘ne ofrojmë zhvillim’. Në fakt, nëse e marrim si tregues çka i kanë ofru Prishtinës, nuk është naj lajm i mirë, ngufatje, stagnim, grupacione edhe pak korrupsion, pak po thuhet nuk dihet çka është”.

Ai premtoi që AAK-ja do të hapë 50 mijë vende të punës në vit, kurse për katër vjet 200 mijë, raporton KosovaPress .

Po të dielën, Haradinaj u takua edhe me përfaqësues të bizneseve të Rahovecit, të cilëve u tha se nën drejtimin e tij të Qeverisë, ai do përkushtohet maksimalisht për favorizim të produkteve vendore dhe do të heqë tatimin për lëndën e parë dhe pajisje të prodhimit.

Ai përmendi edhe kreditë për sipërmarrësit, për të cilat tha se janë me norma të larta interesi, andaj ka premtuar formimin e një agrofondi për sektorin e bujqësisë.

Nga Komuna e Rahovecit në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së, janë Smajl Latifi, Luan Jaha, Xhevdet Duraku e Florie Boshnjaku, kurse bashkë me ta të pranishëm sot ishin edhe dy kandidatë të tjerë për deputetë Lahi Brahimaj e Laura Kryeziu.]

(KosovaPress)