Sinopsyy pas humbjes: Pa urrejtje, na përkrahni në ndeshjen e ardhshme

Sinopsyy nga Bad News Eagles ka reaguar pas humbjes së pësuar ndaj Copenhagen Flames, në kuadër të fazës “Legends Stage” në turneun “PGL Antëerp 2022” në CS: GO.

Sport

14/05/2022 15:44

Ndonëse nuk ishte mesdita e tij më e mirë, ai kërkoi mbështetje masive për lojët e ardhshme e po ashtu edhe më pak urrejtje në drejtim të ekipit të tij.

“Njerëz, nuk mund të jemi më shumë të nevrikosur ose zhgënjyer sesa ne. Kështu që, ju lutem, mos shpërndani urrejtje. Më shumë mbështetje për lojën e radhës më vonë që të t’jua kthejmë prapë buzëqeshjen”, tha ai, përmes një postimi në Twitter, transmeton lajmi.net.

Skuadra kosovare humbi 16-14 në një ndeshje shumë të luftuar e cila u vendos tek në raundin e fundit.
Më vonë BNE do të luajë prapë, kundër një skuadreje që ka bilanc të njëjtë fitoresh e humbjesh në këtë fazë. /Lajmi.net/