Single dhe të lumtur

Të jesh ‘single’ (beqar/e) është një term që jo gjithkujt i pëlqen. Ka prej njerëzve që kanë nevojë, sidomos fizike, që ta kenë një shoqërues afër vetes. Kur të lë, ndihesh keq, e humb interesimin për jetë, vuan, ndihesh shumë i/e vetëm. Por, jo gjithçka shkon keq pas kësaj ndarjeje. Në fakt, sipas shumë studimeve,…

Lifestyle

19/11/2013 06:00

Të jesh ‘single’ (beqar/e) është një term që jo gjithkujt i pëlqen. Ka prej njerëzve që kanë nevojë, sidomos fizike, që ta kenë një shoqërues afër vetes. Kur të lë, ndihesh keq, e humb interesimin për jetë, vuan, ndihesh shumë i/e vetëm.

Por, jo gjithçka shkon keq pas kësaj ndarjeje. Në fakt, sipas shumë studimeve, të qenit ‘single’ mund të sjell edhe lumturi, sepse jeta përmirësohet në të gjitha aspektet, edhe në aspektin seksual.

T’i shohim me këtë rast shtatë arsye, të provuara shkencëtarisht, sipas së cilave, të jesh beqar/e është më mirë sesa ta kesh një të dashur.

 

Trashesh më pak

Një studim anglez ka vërtetuar se 62% e personave që janë çift, trashen më shpesh. Për 2/3 të njerëzve të provuar, shtimi i peshës ka filluar që kur nuk ka qenë më ‘single’.

 

Bën jetë më sociale

“Një është më mirë se dy”, mbi të gjitha kur flitet për jetën sociale. Një studim tjetër ka nxjerrë një përfundim se si jeta në çift penalizon socialitetin e individit, i cili kur është beqar/e i kushton më shumë kohë, si familjes, ashtu edhe shoqërisë.

 

Pi më pak alkool

Duket e çuditshme ta themi, 1/3 e njerëzve ka dhënë një rezultat paksa befasues: ata që nuk e kanë një të dashur fikse, pinë më pak alkool, në krahasim me periudhën kur janë në çift. Megjithatë, pi më shumë kur je në shoqërinë e vazhdueshme të miqve…

 

Përmirësohesh seksualisht

Dihet se jeta në çift për një periudhë të gjatë bën që të harxhohet dëshira për seks. Sipas ekspertëve, gjithçka varet nga fakti se ‘pretendojmë’ nga partneri ynë: ëmbëlsi, liri dhe fantazi në seks, faktorë që janë mjaft të vështirë për t’ju përmbajtur. Ndërkohë, ata që janë ‘single’ kanë gjithmonë epsh për seks.

 

Fle më mirë

Një sondazh i bërë nga ‘Better Sleep Council’ ka evidentuar se 25% e personave në çift do të preferonin të flinin më shumë të vetëm. Kjo për shkak se do të kishin më shumë hapësira në shtrat, pa pasur nevojë ta durojnë gërhitjen e partnerit, lëvizjet e tij/saj të vazhdueshme, e ndoshta edhe zgjimin ‘jerm’ të tij/saj.

 

Gjen më lehtë punë

Sipas CNN, punësimi mund të gjendet më lehtë për ata që janë ‘single’. Motivi nuk varet nga të qenit më i/e lirë, duke e pasur parasysh 26% e atyre që janë ‘single’ bëjnë punë jashtë orarit, në krahasim me 33% të personave që kanë një lidhje stabile. Por, ata që janë beqar/e preferohen më shumë nga punëdhënësit.

 

Ke më pak shpenzime

Është e vërtet se të jeni i vetëm, në linjën teorike në shtëpi hyjnë më pak para. Mirëpo, në të njëjtën kohë reduktohen në mënyrë të dukshme shpenzimet, dhe nëse doni ta bëni një shpenzim të ‘çmendur’, mendoni më pak dhe bëni më shumë rrezikime, pa pasur nevojë ta ndieni fajin për këtë.