Sindikata e policisë dënon dhunën ndaj policëve në protestë

SPK ka dënuar dhunën e përdorur ndaj pjesëtarëve të policisë, gjatë protestave të organizuara me 24 dhe 27 janar.

Lajme

29/01/2015 16:42

Sipas një komunikate të Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) thuhet se ç’do sulm ndaj policisë është akt i dhunshëm.

“Sindikata e Policisë së Kosovës pas analizimit të protestave të 24 dhe 27 janarit gjatë mbledhjes së në përfundim se kjo sindikatë që nga themelimi i saj vazhdimisht ka theksuar se angazhohet fuqishëm për funksionim të shtetit juridik”.

“Sipas tyre, kjo nënkupton shkallën më të lartë të raporteve demokratike në shtet. Sindikata si subjekt që mbron të drejtat e anëtarësisë së vet, të cilët janë zyrtarët policorë që për mision kanë zbatimin e ligjit, lidhur me ngjarjet e datës 24 dhe 27 janar 2015 reagon dhe dënon fuqishëm të gjithë ata qofshin individ apo grupe të caktuara që sulmuan me mjete të forta duke shkaktuar dhunë ku si pasojë e kësaj kemi një numër të madh të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të lënduar si dhe dëme të mëdha materiale në pronat publike dhe private, andaj kërkon që ndaj akterëve të merren masat e parapara ligjore” .

“Ç’do sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos akt i dhunshëm ndaj policisë”.

“SPK bën me dije se do të përkujdeset për të gjithë pjesëtaret e saj të Policisë së Kosovës të lënduar gjatë protestave të fundit dhe do t’i mbrojë në çdo aspekt juridik” , thuhet në komunikatë.