Sinani e kujton Vokrrin me një foto të rrallë në dyvjetorin e vdekjes së tij

Sinan Vllasaliu kujtoi ish-kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri.

ShowBiz

09/06/2020 16:46

Sot shënohet dyvjetori i vdekjes së ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shkruan lajmi.net.

Këngëtari Sinan Vllasaliu e kujtoi Vokrrin përmes një fotografie të rrallë, të realizuar shumë vite më parë.

“2 Vite pa legjendën e sportit. Sa shumë i mungon këtij vendi një njeri si ti. U prehtë në paqe shpirti yt!”, ka shkruar ai.

Fadil Vokrri njihet si personi më meritor për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. /Lajmi.net/