Sinan Vllasaliu: Qe 30 vjet s’po mund ta gjej një fjalë për nënën

Gjatë një interviste më të gjatë për revistën Kosovarja , këngëtari ynë i madh dhe padyshim më i pëlqyeri i publikut shqiptar-Sinan Vllasaliu , ja ç’përgjigjet në pyetjen: a mendon se përmes këngës thuhen të gjitha?

ShowBiz

17/04/2015 22:53

Nganjëherë me një fjalë thuhet shumë, krejt varet se si e thua. Më beso, krejt po t’i mashtrosh, publikun nuk e mashtron dot. Vetëm po të jesh i sinqertë në muzikën tënde, me këngën nga shpirti mund të arrish deri tek zemra e tyre.

Por ka gjëra edhe që nuk i shpreh dot me fjalë, disa herë jemi munduar të bëjmë një këngë për nënën, i gjejmë fjalët më të mira në botë, por gjithmonë mungon edhe një fjalë, se nëna është personi më i dashur, në jetë, është një dashuri e pastër që lidh fëmijën me nënën, dashuria më e madhe e njeriut, është një lidhje e shenjtë…

Pra, jemi munduar të bëjmë një tekst për nënën dhe besoj se gjithmonë po mungon një fjalë , të cilën e meriton vetëm nëna , por ajo fjalë nuk gjendet, s’mund ta shprehësh me fjalë… Mjafton të thuhet vetëm – nëna. /Kosovarja/