Sinan Vllasaliu publikon këng “Valsi i dashurisë”

Sinan Vllasaliu e ka publikuar këngën e re.

ShowBiz

26/11/2020 10:06

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Valsi i dashurisë”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. Videoja atraktive i është besuar produksionit nga Shqipëria, Max Production.

YouTube player

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Avni Qahili, kurse për orkestrimin është përkujdesur Nexhat Mujovi – Wirusi.

“Dreqi e marrtë” dhe “Ushtria e Kosovës”, janë dy projektet e tjera më të reja të cilat i rezultuan me shumë sukses këngëtarit.
Edhe “Valsi i dashurisë”, pritet ta ketë të njëjtin sukses./Lajmi.net/