Sinan Hoxha pjesë e “Big Brother Vip 2″?

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Hoxha së fundmi ishte pjesë e emisionit “Pardon My French” në Top Albania Radio.

ShowBiz

02/06/2022 21:25

Ai ndau shumë gjëra në aspektin personal dhe atë profesional, shkruan lajmi.net

Ndër tjerash ai foli edhe për “BBV” dhe jehonën që ia tha ky spektakël për herë të dytë këngës së tij “Parfumi”.

‘”Big Brother’ duke e transmetuar për Beniadën i dha famë për herë të dytë, tani më çmendën, ma kërkojnë në çdo koncert”, tha ai.

I pyetur se a di pranonte Sinani të ishte pjesë e reality-show “BBV 2”, këngëtari dha një përgjigje epike.

“Në BBV absolutisht jo, me mua nuk ka lidhje asnjë lloj formati televiziv. Unë Sinan i them vetes sa herë, ‘Mbylle gojën, merre mikrofonin këndo’. Në momentin që kam përpara kamerat krijoj një bllokadë të frikshme të trurit”, tha ndër të tjera këngëtari. /Lajmi.net/