lajmi.net

Simunic mbetet pa Botëror

Mbrojtësi kroat Josip Simunic do të mungojë në Kampionatin botëror pasi ankesa e tij kundër suspendimit prej dhjetë ndeshjesh për “sjellje diskriminuese” u refuzua nga FIFA. Në prag të ballafaqimit të barazhit mes Kroacisë dhe Islandës në Zagreb në nëntor, 36-vjeçari iu drejtua publikut me mikrofon duke thënë: “Për vendlindjen”. Në përgjigje ndaj thirrjes së…

Sport

19/03/2014 19:58

Mbrojtësi kroat Josip Simunic do të mungojë në Kampionatin botëror pasi ankesa e tij kundër suspendimit prej dhjetë ndeshjesh për “sjellje diskriminuese” u refuzua nga FIFA.

Në prag të ballafaqimit të barazhit mes Kroacisë dhe Islandës në Zagreb në nëntor, 36-vjeçari iu drejtua publikut me mikrofon duke thënë: “Për vendlindjen”.

Në përgjigje ndaj thirrjes së Simunicit, tifozët u përgjigjën: “Gati”. Thirrja ishte përdorur nga grupacioni i krahut të djathtë kroat ‘Ustasha’, që morën qëndrim pro-nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore para shpërbërjes në maj të vitit 1945.

Simunic u ankua ndaj shkallës së ndëshkimit por FIFA ka konfirmuar dënimin paraprak.

Kroacia do të luajë me Brazilin, Kamerunin dhe Meksikën në Grupin A dhe ndeshjen e parë e zhvillon kundër nikoqirit më 12 qershor në Sao Paulo.

Simunic mbetet pa Botëror

Mbrojtësi i Kroacisë, Josip Simunic e ka paguar shtrenjtë thirrjen pro-naziste pas fitores 2:0 ndaj Islandës në barazh për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, muajin e kaluar. Ai është suspenduar nga FIFA me dhjetë ndeshje moslojë dhe do të mungojë në garën e vitit të ardhshëm në Brazil. “Pasi kemi llogaritur rrethanat e rastit dhe…

Sport

16/12/2013 18:23

Mbrojtësi i Kroacisë, Josip Simunic e ka paguar shtrenjtë thirrjen pro-naziste pas fitores 2:0 ndaj Islandës në barazh për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, muajin e kaluar.

Ai është suspenduar nga FIFA me dhjetë ndeshje moslojë dhe do të mungojë në garën e vitit të ardhshëm në Brazil.

“Pasi kemi llogaritur rrethanat e rastit dhe shkallën e incidentit, komisioni ka vendosur të suspendoj futbollistin për dhjetë ndeshje zyrtare”, thuhej në komunikatën e FIFA-së.

“Komisioni ka llogaritur se futbollisti, së bashku me publikun, kanë bërë një thirrje kroate që ishte përdorur gjatë luftës së dytë botërore nga lëvizja fashiste ‘Ustashe’. Andaj, kjo konsiderohet si diskriminim dhe ofendim i rëndë për palë të tjera. Tri ndeshjet e para, duhet të shërbehen gjatë Kampionatit botëror 2014”.

LM