Simone Inzaghi infektohet me COVID-19

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka testuar poztivi në testin për COVID-19.

Sport

07/04/2021 23:41

Klubi lëshoi një deklaratë duke bërë të qartë se një anëtar i stafit doli pozitiv për COVID-19, përcjell lajmi.net.

Gruaja e Inzaghi, Gaia Lucariello, konfirmoi përmes Instagram se e gjithë njësia e saj e familjes ishte pozitive për Coronavirus.

“Përshëndetje për të gjithë”, shkroi ajo.

“Ne donim t’ju bënim me dije se fatkeqësisht e gjithë familja jonë doli pozitive për Coronavirus pas një testi të bërë në shtëpi!

“Ndihemi mirë dhe jemi në izolim, sipas protokollit! Përqafime”.

Inzaghi pritet të humbasë ndeshjet e Lazios kundër Veronas, Beneventos dhe mund të rikthehet për ndeshjen ndaj Napolit më 22 prill./Lajmi.net/