Simon Cowell ndalet nga policia
Ylli televiziv nga Anglia, Simon Cowell është ndalur nga policia në ditën e djeshme në plazhet e Miamit, pasi nuk i është lejuar të mbajë kafshë në këtë vend. Ai ishte duke shijuar pushimet me të dashurën e tij, Lauren Silverman dhe djalin e tij, Eric, mirëpo disponimin e tij e prishi policia. Ata kishin…

ShowBiz
Ylli televiziv nga Anglia, Simon Cowell është ndalur nga policia në ditën e djeshme në plazhet e Miamit, pasi nuk i është lejuar të mbajë kafshë në këtë vend.
Ai ishte duke shijuar pushimet me të dashurën e tij, Lauren Silverman dhe djalin e tij, Eric, mirëpo disponimin e tij e prishi policia.
Ata kishin me vete dhe qentë e tyre, teksa një gjë e tillë ishte e palejuar në plazhet e Miamit, dhe për këtë arsye ata u ndalën nga policia.
Familja mori urdhër që t’i largojë qentë nga plazhi, pasi mbajtja e kafshëve është e ndaluar aty.
Simon nuk mori ndonjë dënim me para, pasi nuk e kundërshtoi vendimin e policëve, por menjëherë veproi sipas urdhërrave të tyre.