Simiq: Serbët e Kosovës e pritën Vitin e Ri në ankth

Nënkretari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se serbët në Kosovë e kanë pritur Vitin e Ri në ankth.

Lajme

03/01/2019 11:15

Sipas tij në kohën kur kremtoi e gjithë bota, e pritën Vitin e Ri në ankth dhe pa e ditur se çfarë do të ndodhë me ta në vitin 2019, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

“Bllokada totale e shpërndarjes së produkteve nga Serbia qendrore tek të gjithë në Kosovë, sidomos për serbët, veçanërisht nëse e dimë se 95 për qind e asaj që serbët shpenzojnë në Kosovë vjen nga Serbia qendrore, krijon tensione dhe shqetësime lidhur me atë se çka do të sjell e ardhmja”, ka thënë Simiq. /Lajmi.net/