Simiq: Ligji për Trepçën, pabesi politike

9:02 | 6 Tetor 2016

Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq tha se deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës do të votojnë kundër Projektligjit për Trepçën.

Ai tha për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se me këtë ligj “në mënyrë të pabesë dhe të paligjshme politike po bëhet përpjekje për shtetëzimin e Trepçës”, përcjellë Klan Kosova.

“Kur është fjala për Trepçën, ne duam që Prishtina me logjikën konstruktive dhe të refuzimit të çdo lloj përpjekjee tendencioze të njëanshme për të ndryshuar dhe transformuar të drejtat e pronësisë dhe strukturave organizative,” shtoi ai.

Ai tha se projektligji shihet vetëm si një problem politik.