Simiq: Haradinaj shkeli gjuhën serbe me mospranimin e raportit në çirilicë

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq mendon se situata e sigurisë në Kosovë është shqetësuese.

Lajme

27/06/2018 21:01

Simiq ka kritikuar qeverinë Haradinaj pse nuk e ka pranuar raportin për Asociacionin i shkruar në çirilicë.

“Ky është një tjetër fakt që tregon se marrëdhëniet me institucionet e përkohshme të Prishtinës dhe serbëve nuk janë të mira. Në këtë rast është shkel gjuha serbe edhe pse është gjuhë zyrtare dhe absolutisht e barabartë me shqiptarët në Kosovë”, është shprehur Simiq, përcjell lajmi.net.

Siç vuri në dukje, ai është i shqetësuar pasi që shumë autorë të incidenteve të shumta që kanë ndodhur në dy muajt e mëparshëm ende nuk janë zbuluar.

Duke folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Simiq ka thënë se çdo marrëveshje do të thotë avancim i serbëve dhe qytetarëve tjerë në Kosovë si dhe vendos paqen e sigurinë.

Sipas tij, Statuti i Asociacionit të komunave serbe është në fazën e fundit dhe se afati që të dorëzohet në Bruksel është më 4 gusht./Lajmi.net/