Simeone: Reali i rrezikshëm edhe pse ka shumë mungesa

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se Real Madridi vazhdon të mbetet një skuadër mjaft e rrezikshme edhe pse ka shumë mungesa në takimin e nesërm.

Sport

21/04/2015 18:49

Modric, Bale, Benzema dhe Marcelo janë lojtarët që do të mungojnë për Realin në takimin ndaj Atleticos.

Sidoqoftë, Simeone beson se madrilenët vazhdojnë të mbesin një skuadër shumë e rrezikshme.

“Unë nuk jam duke menduar për lëndimet e Realit si Luka Modric apo Gareth Bale”.

“Zëvendësuesit, të cilët kanë kaluar një kohë të gjatë në stol te Reali janë gjithashtu të rrezikshëm”.

“Ne jemi të fokusuar në përgatitjet tona dhe jemi duke menduar vetëm për vetën tonë”, tha Simeone.