Simeone prishi planin e Mourinhos

United ofroi 80 milionë euro për mbrojtësin.

Sport

13/09/2018 19:53

Atletico Madrid vazhdon të rezistojë për yjet e skuadrës.

Klubi madrilien ka refuzuar ofertën e fuqishme të Manchester Unitedit për Lucas Hernandez, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Marca”, United ofroi 80 milionë euro për mbrojtësin.

Megjithatë, Atletico e refuzoi ofertën. 22-vjeçari ka zgjuar edhe interesimin e Barcelonës dhe Real Madridit. /Lajmi.net/