Simeone: Messi më i rrezikshëm se Ronaldo me shokë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është më i rrezikshëm se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo

Sport

29/01/2015 20:04

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është më i rrezikshëm se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi ka pranuar se skuadra e tij e kishte më të vështirë të ndalte Messin se sa Ronaldon.

“Messi është më i rrezikshëm se Ronaldo, Bale e Benzema së bashku”, deklaroi Simeone për mediat spanjolle pas eliminimit të Atleticos nga Copa del Rey pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 4:2 nga Barcelona.

“Kam luajtur shumë ndeshje kundër njërit dhe tjetrit, i kam mposhtur njërin dhe tjetrin, por kur Messi është në formë, bëhet i pandalshëm”, u shpreh ai.