Simeone: Lojën do ta vendosin detajet

Diego Simeone insiston se detajet e vogla do ta vendosin fatin e ndeshjes ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat, të martën mbrëma. Ai mendon se puna e skuadrës do të jetë vendimtare në këtë gjysmëfinale.

Sport

21/04/2014 21:10

Diego Simeone po mundohet ta përgatisë një ekip konkurrues, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madridi do të përballet të martën mbrëma kundër Chelseat në Vicente Calderon, ndërsa trajneri argjentinas insiston se kjo lojë do të vendoset nga detaje të vogla dhe se puna e skuadrës do të jetë vendimtare për skuadrën që do të shkojë në finale të këtij kompeticioni.

“Kundër Chelseat do të jetë një duel që do të vendoset nga detajet. Puna e skuadrës do të jetë një aspekt mjaft i rëndësishëm për t’i nxjerrë kualitetet që mund ta vendosin kualifikimin”, deklaroi fillimisht Simeone.

“Kush do ta bëjë më mirë këtë, do të ketë më shumë mundësi për ta kaluar turnin dhe për të shkuar në finale”, përfundoi trajneri argjentinas.