Simeone, kurrë në Real Madrid

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka theksuar se kurrë nuk do të udhëheqë Real Madridin ose një Kombëtare rivale si Brazili.

Sport

21/01/2015 10:26

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është zotuar se kurrë nuk do ta drejtojë skuadrën rivale të qytetit, Real Madrid.

Argjentinasi konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë pasi udhëhoqi Atleticon drejt titullit të parë në La Ligë më 1996, ndërsa spekulohet se mund të largohet nga klubi.

Por, Simeone ka insistuar se kurrë nuk do t’i bashkohet një skuadre rivale.

“A do të mund të jem trajner i Real Madridit ose Brazilit nëse do të më ofrohej një kontratë e mirë dhe fonde të palimituara? Mendoj se do ta injorova dhe t’i them lamtumirë parave”, deklaroi Simeone për faqen zyrtare të FIFA-s.