Simeone kërkon falje
Diego Simeone ka kërkuar falje për veprimet josportive që i bëri gjatë ndeshjes së Superkupës ndaj Real Madridit. Trajneri i Atletico Madridit thotë se kjo ishte punë nervash dhe ankthi.

Sport
Diego Simeone ka kërkuar falje dhe është penduar për gjestet që bëri në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndemjet Atletico Madridit dhe Real Madridit, e cila u zhvillua mbrëmë në Vicente Calderon.
Argjentinasi u përjashtua pas 26 minutash lojë, pas fjalosjes që kishte me gjyqtarët. Por, për fatin e tij të mirë, goli i Mario Mandzukic u ruajt me kujdes deri në fund nga lojtarët e tij dhe Los Colchoneros në fund e ngritën lart trofeun.
“Ishte një ankth, nerva. Vetëm mund të kërkoj falje”, deklaroi trajneri argjentinas pas lojës.