Simeone: Kam frikë nga ky futbollist i Realit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka frikë nga mesfushori i Real Madridit, Luka Modric në derbin e qytetit, të dielën.

Sport

03/10/2015 09:11

Cristiano Ronaldo? Jo. Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka frikë nga mesfushori i Real Madridit, Luka Modric në derbin e qytetit, të dielën.

Dy prej gjigantëve të La Ligës ndeshen mes vete në derbin e parë të qytetit për këtë edicion.

Kurse, strategu argjentinas e ka të qartë se ku qëndron rreziku për skuadrën e tij.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” në ballinën e sotme ka publikuar një artikull me titullin: Simeone ka frikë nga Modric.