Simeone ka disa fjalë për kritikat e Messit nga Argjentina

Edhe pse konsiderohet si më i miri në historinë e futbollit, Lionel Messin nuk po e duan shumë në Argjentinë.

Sport

18/04/2019 19:18

Ylli i Barcelonës gjithmonë është kritikuar për paraqitjet e tij më kombëtaren argjentinase, krahasuar me ato tek Barcelona.

Messi ia doli që në vitin 2014 ta dërgonte skuadrën kombëtare në finalen e Kupës së Botës, e cila luhej në Brazil, por në finale dështuan kundër Gjermanisë.

Gjithashtu, numri 10 i Barcelonës kishte dhënë maksimumin edhe në garat e Kupës së Amerikës, por edhe aty Argjentina u mposht nga Kili, poashtu në ndeshjen finale.

Dështimi i fundit i Argjentinës në Kupën e Botës në Rusi, iu dha edhe më shumë zë kritikëve të Messit, që për çudi vijnë nga vendlindja e tij.

Por, për këta kritikë, disa fjalë ka trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, i cili gjithashtu është me prejardhje nga Argjentina.

“Kritikat nuk janë të drejta, Messi është i jashtëzakonshëm” ka thënë Simeone për ‘Sport’, referuar kritikave që vijnë nga Amerika Latine, transmeton ‘lajmi.net’.

Ai tutje ka thënë se Messi bëri gjithçka duke e quar skuadrën vetëm një hap larg triumfit, dhe shtoi se përkundër Argjentinës, tek Barcelona luajnë si një skuadër.

Kështu, Simeone ka ‘hequr fajin’ nga ylli i Barcelonës, dhe e ka lënë atë tek gjithë pjesa e skuadrës kombëtare të Argjentinës. /Lajmi.net/