Simeone i lumtur me ecurinë e dy ish-skuadrave të tij në Serie A

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është shprehur i kënaqur me ecurinë që po kalojnë dy ish-skuadrat e tij, Lazio dhe Interi.

Sport

18/02/2020 15:09

42-vjeçari u shërbeu si lojtar të dyja skuadrave, kësisoj po kënaqet derisa po i shikon ato të fitojnë.

Tekniku u shpreh se ende i ndjek të dy klubet dhe deklaroi se i dashuron ato.

‘’Interi dhe Lazio janë duke bërë mirë. Ato po luftojnë me Juventusin e cila e fitoi ligën për vite me radhë’’, u shpreh argjentinasi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Liverpoolin, përcjell lajmi.net.

Nën menaxhimin e Atleticos, Simeone arriti ta thejë hegjemoninë e krijuar nga Real Madridi dhe Barcelona, duke e fituar titullin kampion në vitin 2014. Momentalisht ‘Los Colchoneros’ gjenden në pozitën e katërt me 13 pikë më pak se Reali kryesues. /Lajmi.net/