Simeone, ‘egjel’ për Realin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është shndërruar në “mace të zezë” për rivalin e qytetit Real Madrid, dhe homologun e tij, Carlo Ancelotti.

Sport

08/01/2015 10:46

Diego Simeone është shndërruar në “mace të zezë” për Carlo Ancelottin.

Atletico Madridi i tij mposhti Real Madridin e italianit 2:0 në ndeshjen e parë në Vicente Calderon në kuadër të Copa del Rey të mërkurën.

Dhe, kjo ishte disfata e pestë e Los Blancos në të gjitha garat e këtij sezoni. Kurse, tri prej tyre ua ka shkaktuar Atletico.

E para më 22 gusht në Superkupën e Spanjës, 1:0 me golin e Mario Mandzukic.

E dyta në La Ligë më 22 shtator, rezultati 2:1 në Santiago Bernabeu. Dhe, e treta kjo e së mërkurës, 2:0 në Copa del Rey.