Simeone: E kemi një zemër të madhe

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka komentuar barazimin në Camp Nou kundër Barcelonës, duke nënvizuar se shpirti i grupit të tij luajti rol të rëndësishëm, ndërsa po mendon për ndeshjen e kthimit, që do të luhet pas një jave. “E kemi një skuadër me një zemër të madhe. Jemi mjaft të kënaqur, kemi…

Sport

01/04/2014 23:10

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka komentuar barazimin në Camp Nou kundër Barcelonës, duke nënvizuar se shpirti i grupit të tij luajti rol të rëndësishëm, ndërsa po mendon për ndeshjen e kthimit, që do të luhet pas një jave.

“E kemi një skuadër me një zemër të madhe. Jemi mjaft të kënaqur, kemi demonstruar për të katërtën herë se mund të përballemi me ta”, deklaroi Simeone për Sky Sport.

“Ndeshja e kthimit? Barcelona duhet ta presë një ndeshje mjaft të qetë”, qeshet trajneri argjentinas, i cili beson se Diego Costa do të luajë në ndeshjen e kthimit, përkundër lëndimit në gju që e pësoi të martën mbrëma.