Simeone: Do të bëhem trajner i këtij ekipi

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se një ditë do ta drejtojë ish skuadrën e tij, Lazio.

Sport

06/05/2015 15:06

Diego Simeone ka bërë të ditur se një ditë do të drejtojë ish skuadrën e tij, Lazio.

Strategu i Atletico Madridit është i lumtur në Vicente Calderon, mirëpo ka pranuar se në të ardhmen dëshiron ta drejtojë ekipin nga Olimpico.

“Kam shumë shokë në Romë. Jam i sigurt se një ditë do ta drejtojë Lazion, sepse kështu është jeta”, deklaroi Simeone për “Lazialita”.

“Njësoj siç më ka ndodhur me Atletico Madridin, ku kam qenë dhe kam dhënë maksimumin, kështu do të më ndodh edhe me Lazion”, u shpreh ai.