Sime Vrsaljko i lënduar
Mbrojtësi i Atletico Madrid, Sime Vrsaljko është lënduar.

Sport
Gjatë ndeshjes së xhiros së kaluar në La Liga, mbrojtësi i djathtë i ‘Rojiblancos’ ka pësuar një lëndim.
Ai ishte startues në fitoren ndaj Elches, por luajti vetëm 7` minuta, pasi u detyrua të largohet nga fusha.
Sot Atletico Madrid kanë njoftuar shkallën e lëndimit të kroatit.
Ai ka pësuar një mbingarkesë muskulore, ndërsa nuk ka informacionet se sa do të zgjas lëndimi i tij, përcjell lajmi.net.
Vrsaljko ka 29 paraqitje me Atleticon ku ka shënuar një gol dhe dhuruar dy asistime./Lajmi.net/